CleanScore

KONKURSI I PUNIMEVE KËRKIMORE

AADF, nëpërmjet projektit CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në librarinë digjitale JSTOR – www.jstor.org. Duke qenë një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë, JSTOR u mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.

CleanScore për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore“. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore:

www.jstor.org

Partner për materialet shkencore bibliografike

www.akademia.al

Partner për kontrollin antiplagjiaturë të punimeve


UNIVERSITETET PARTNERE

UT UBT UAMD UNIKO UNISHK UOGJ UMT UMT UMSH KUL

Kriteret e pranimit të punimeve:

  • Punimi duhet t’i përmbahet rregullave të shkrimit akademik
  • Punimi nuk duhet të përmbajë plagjiaturë, ndaj për këtë punimet do të kontrollohen nga komisioni i vlerësimit nëpërmjet platformës Akademia.al
  • Punimi kërkimor duhet të jetë argumentues
  • Punimi duhet të përmbajë 2.500 – 3.000 fjalë
  • Të paktën 50% e referencave në punim duhet të jenë nga JSTOR
  • Punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe

Në përfundim të konkursit do të shpallen fituesit:

Data të rëndësishme

26 Prill – 10 QershorAfati i dorëzimit të punimeve
11 – 25 QershorSeleksionimi dhe vlerësimi i punimeve
30 QershorShpallja e fituesve

Fushat kryesore ku duhet të bazohen punimet kërkimore:

  1. Arsim dhe Lidership
  2. Sipërmarrje dhe Ekonomi
  3. Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm

Për të marrë një informacion më të detajuar për format e sakta të referimit klikoni më poshtë.

Kriteret Teknike & Formati i Punimit 

  • Kërkesa teknike për formatin

Faqosja (Layout): Formati i faqes: A4

Shkrimi (Font): Times New Roman

Hapësira e tekstit (Spacing): Double spaced

Madhësia e shkrimit (Font size): 12 pt

Hapësira e faqes (Margins): 2.5 cm në të katër drejtimet e faqes

  • Kapaku (faqja e parë) duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:

Të dhënat e universitetit (Logo, Universiteti, Fakulteti, Departamenti)

Të dhënat e studentit (Emër, Mbiemër, Viti i studimit, Drejtimi i studimeve)

Fusha e punimit & Tema e punimit 

  • Zhvillimi & Përmbajtja

Punimi duhet të jetë i ndarë në (Hyrje, Zhvillim, Përfundime dhe Rekomandime);

Çdo paragraf duhet të ketë të paktën një referencë. Çdo faqe duhet të ketë jo më pak se 3 referenca dhe mënyra e referimit duhet të jetë e njëjtë për të gjithë punimin.

  • Bibliografia

Bibliografia duhet të jetë në një faqe më vete në fund të punimit dhe nuk është pjesë e numrit total të fjalëve. Formati i bibliografisë duhet të jetë i njëjtë me mënyrën e formatin e referimit gjatë punimit.

Për të marrë një informacion më të detajuar për format e sakta të referimit klikoni më poshtë.

Dorëzimi i Punimit:

Punimet do të dërgohen në adresën e mëposhtme të email-it. Në konkurs do të pranohen vetëm ato punime të dorëzuara gjatë afatit të shpallur dhe nga studentë aktiv të universiteteve partnere të CleanScore.

JSTOR@CleanScore.al

Të gjithë punimet që do të kalojnë në fazën e dytë të vlerësimit nga komisioni do të marrin një Certifikatë pjesmarrje. Kjo përfshin çdo punim që plotëson kriteret teknike të shpallura dhe që kalon filtrin antiplagjiaturë.