
Në datën 14 nëntor, në ambientet e sallës “Aula Magna”, në Fakultetin e Shkencave Sociale (FSHS) të Universitetit të Tiranës (UT) u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që ADFF – ja ofron në Shqipëri.
AADF – ja prezantoi mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punëve Kërkimore.