Në datën 24 nëntor, në mjediset e bibliotekës universitare “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që AADF – ja ofron në Shqipëri.
AADF – ja prezantoi projektin CleanScore, me anë të së cilit ofrohet sistemi i automatizuar i korrigjimit të provimeve, mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punimeve Kërkimore.