Provimet me anë të CleanScore në Fakultetin e Ekonomisë së UT

Provimet me anë të CleanScore-12.14.2016

Në datat 9, 12 dhe 13 Dhjetor, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, u zhvillua provimi i mes-sezonit në lëndën “Parimet bazë të kontabilitetit”, për 330 studentë të vitit të dytë Bachelor, duke përdorur teknologjinë e korrigjimit të automatizuar të provimeve “CleanScore”. Ky projekt financohet nga AADF dhe nga fillimi i tij janë zhvilluar 7 provime ne lëndë të ndryshme duke përdorur teknologjinë e “CleanScore”, ku kanë marrë pjesë mbi 500 studentë. Nëpërmjet kësaj metodologjie dhe teknologjie, zvogëlohet koha e korrigjimit të një provimi nga disa ditë në 30 minuta dhe mbi të gjitha shmang gabimet njerëzore gjatë korrigjimit. Ky proces i automatizuar përmirëson në mënyrë drastike transparencën dhe saktësinë e korrigjimit te provimeve.