CleanScore në Universitetin Europian të Tiranës

CleanScore në Universitetin Europian të Tiranës

Fillon aplikimi i Projektit “CleanScore” në Universitetin Europian të Tiranës (UET) me dy provimet e para “Tregjet e Kapitaleve & Institucionet Financiare” dhe “Metoda Kërkimi të Avancuara” duke mundësuar vlerësimin e studentëve nëpërmjet një procesi të automatizuar. Kjo teknologji rrit saktësinë dhe transparencën në vlerësimin e studentëve si dhe ul ndjeshëm kohën e nevojshme për korrigjimin e provimeve. Në këto dy provime morën pjesë 330 studentë të UET.