![CleanScore në Fakultetin e Drejtësisë](https://i0.wp.com/www.cleanscore.al/wp-content/uploads/2017/07/5-1.jpg?fit=555%2C316&ssl=1)
Në muajin Qershor, AADF filloi implementimin e projektit CleanScore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Gjatë këtij sezoni provimesh në Fakultetin e Drejtësisë janë korrigjuar nëpërmjet CleanScore 5 provime të ndryshme ku janë testuar mbi 1,500 studentë.
Që nga fillimi i projektit CleanScore ka korrigjuar rezultatet dhe analizuar testimet e mbi 11,400 studentëve, nga të cilët 4,600 e më shumë vetëm gjatë këtij sezoni veror të provimeve.
Ky sezon provimesh ka dhe një risi për CleanScore pasi ka filluar dorëzimin on-line të rezultateve të testimeve në faqen e internetit http://CleanScore.tk ku për të respektuar kërkesat e privatësisë rezultatet publikohen me ID e Studentit, kështu që çdo student mund të kontrollojë rezultatin e provimit nëpërmjet ID së provimit nga çdo kompjuter/tabletë/telefon.