
Në datën 5 dhjetor, në mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM) të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që AADF – ja ofron në Shqipëri.
Në datën 18 nëntor, në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN) të Universitetit të Tiranës u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që AADF – ja ofron në Shqipëri.
AADF – ja prezantoi mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punimeve Kërkimore.